‘Një hap për Durrësin’, maratona për rindërtimin e shkollës në Sukth

Nga Exit News
‘Një hap për Durrësin’, maratona për rindërtimin e shkollës në Sukth

Më 23 shkurt, në Durrës do të zhvillohet maratona ‘Një hap për Durrësin’, si një mundësi e çdokujt që dëshiron të kontribuojë për të rregulluar shkollën e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Sukth.

Kjo maratonë është nismë e sportistes durrsake Deborah Keçi, e cila në një intervistë për Panaroma Sport u shpreh:

“Më pëlqen shumë kur sporti përdoret për t’i bërë njerëzit bashkë dhe besoj te fuqia që ka ai jo vetëm për të na bërë më të shëndetshëm, por edhe për të kontribuuar në një kauzë të caktuar. Kështu që vendosa të organizoj një maratonë vrapimi, pasi kjo që ndodhi me tërmetin na preku të gjithëve. 

‘Një hap për Durrësin’ do të jetë një garë, ku pak rëndësi ka nëse vrapon shpejt apo ngadalë, nëse del i pari apo i fundit, por do të jetë një event ku do të hedhim një hap drejt së ardhmes, prandaj edhe slogani i aktivitetit është ‘hidhe edhe ti një hap për Durrësin’.”

Ajo sqaroi se paratë që do të mbilidhen do të shërbejnë për të rregulluar ç’të jetë e mundur në shkollën 9- vjeçare në Sukth ‘Njazi Mastori’, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Maratona do të ketë një distancë prej 5 kilometrash, ku do të përshkruhen disa nga pikat kryesore të njohura të qytetit të Durrësit.

Çdo garues duhet të paguajë 10 euro për të marrë pjesë, ndërsa më shumë informacion për maratonën mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>