
Policia arrestoi një 24-vjeçar nga Durrësi për transport të 3 emigrantëve të paligjshëm, të enjten, në Korçë.
Emigrantët kishin paguar 200 euro për secilin me premtim kalimin e kufirit të Shqipërisë drejt vendeve të BE-së.
Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm të vendeve të treta, të cilët strehohen në Greqi.