Një koment pa shumë koment për Delegacionin e KE-së në Tiranë

Nga Ilir Aliaj
Një koment pa shumë koment për Delegacionin e KE-së në Tiranë

Në një situatë më të qetë do të bëja më shumë komente lidhur me këtë shkëmbim emailesh mes meje, si drejtues i një organizate të shoqërisë civile dhe Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, por siç dihet tashmë hije të forta dyshimesh janë hedhur mbi këtë zyrë shumë të rëndësishme. Ndaj preferoj vetëm të përkthej korrespondencën që kam pasur me këtë zyrë me rastin e ardhjes së eurodeputetit Knut Fleckenshtein në Tiranë, gjatë së cilës do të zhvillonte dhe një takim me shoqërinë civile.

Më poshtë është emaili im i dërguar me 20 Shkurt 2017 ora 16.01 dhe përgjigjia që kam marrë nga kjo zyrë me 21 shkurt 2017:

E nderuar zonjë/zotëri

Po ju shkruaj në emër të Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, një OJF me qendër në Tiranë, që nga viti 2002. Organizata jonë punon më së shumti me projekte për sistemin e drejtësisë, transparencës, medias dhe integrimit europian. Në mesin e shumë projekteve që kemi zhvilluar janë dhe “Monitorimi i Gjykatës së Lartë” si dhe “Monitorimi i Zgjedhjeve 2009”, etj. Nëpërmjet mediave jam informuar se z. Fleckenstein, që do të vizitojë Tiranën këto ditë, do të ketë një takim me organizatat e shoqërisë civile. Ne do ta vlerësonim shumë në qoftë se do të na dërgohet një ftesë për të marrë pjesë në këtë takim.

Ndërkohë përgjigjia nga Delegacioni i Komisionit Evropian:

I nderuari z. Aliaj

Email juaj ka arritur mbrëmë në darkë. Eshtë pak vonë se organizimi për këtë takim konsultativ është bërë.

Megjithatë, ne do ta regjistrojmë organizatën tuaj në databazën tonë dhe do ta konsiderojmë organizatën tuaj për takimet e ardhëshme që lidhen me shoqërinë civile.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>