Një lojë e rrezikshme

Nga Mimoza Boçari
Një lojë e rrezikshme

Ajo që nisi si një betejë e vogël midis ligjit dhe korrupsionit për një kënd lodrash në Parkun e Liqenit, midis shoqërisë civile dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë mori një kthesë të rrezikshme për mbijetesë.

Kjo betejë që ngjan me një lojë shahu midis Ligjit dhe Korrupsionit kishte vënë në pozicion PAT – Kalanë Veliaj. Por, Mbreti Rama ngatërroi rregullat e lojës së shahut me atë të pokerit dhe luajti taktikën e bllofit, pra i doli para Torres Veliaj duke vënë vehten në pozicionin Mat.

Po përse u vetësakrifikua mbreti?

A është e vërtetë, deklarata e mbretit mbremë në Opinion se shoqëria civile ka vdekur?

Nëse kjo është e vërtetë atëhere lëvizja e tij ishte jo vetëflijim por deklarimi i fitores?

Finalja është e hapur: do të vendosim karafilë të kuq në varrezat e shoqërise civile apo të shtetit antiligjor?

A do të funksionojë bllofi i Edi Ramës?

Ka vdekur populli shqiptar dhe korrupsioni ka filluar të triumfojë?

Apo skuadra delirante në qeverisje do të dalë jashtë loje dhe do të ulet përsëri në stolin e rezervave?

Natyrisht, nëse ka mbetur ende pak drejtësi këta nuk do të ulen dot në stolin e rezervave, por në atë të të akuzuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>