Një aksident ka ndodhur të hënën në Kosovë, ku kanë humbur jetën 2 persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Ponoshec në të Gjakovës, raportojnë mediat e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 18:00.
Një automjet me targa shqiptare ka humbur kontrollin dhe ka goditur një makinë tjetër, ka thënë Gjurkaj.
Më tej zëdhënësi i Policisë tha:
“Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfikset dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shikimi i vendit të ngjarjes”.