Një mësim britanik— Si trajtohen shpifjet ndaj personave publik

Një mësim britanik— Si trajtohen shpifjet ndaj personave publik

Ndërsa në Shqipëri Kryeministri Rama po harton paketën anti-shpifje, si zgjidhje për të gjitha denoncimet në median sociale apo në median tradicionale ndaj përfshirjes në krim, shkeljes së ligji dhe korrupsionin të deputetëve dhe ministrave socialistë — në një vend demokratik, politikanët, ofendimet në median sociale i quajnë thjesht ‘liri e fjalës’ dhe zgjedhin t’i shpenzojnë paratë e policisë dhe gjykatave për ndjekjen e autorëve të krimeve të vërteta ndaj qytetarëve.

Shembull i kësaj është një bisedë e zhvilluar dy ditë më parë në emisionin e BBC-së “Koha e Pyetjes”, drejtuar nga gazetari i famshëm britanik David Dimbleby.

Gazetari britanik David Dimbleby kishte postuar në Twitter temën e emisionit dhe emrat e të ftuarve në panel për të diskutuar rreth temës, ku një ndër të ftuarit ishte edhe drejtoresha e Institutit të Çështjeve Ekonomike Kate Andrews, në drejtim të së cilës kishin vërshuar komente ofenduese në Twitter.

Këto komente, gazetari zgjodhi t’i shfaqë përpara se të fillonte emisioni, duke i quajtur ato si “banale, të shpifura, të neveritshme” dhe “tejet të tmerrshme”. Më pas ai ju drejtua të ftuarës dhe e pyeti nëse ajo do të merrte ndonjë masë kundër këtyre komentuese.

Zonja Andrews iu përgjigj se të të ofendojnë dhe të kryesh një krim janë dy gjëra të ndryshme, dhe se ajo do të zgjidhte që paratë e policisë të shpenzohen mbi gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Për të kuptuar se si respektohet liria e fjalës në një vend demokratik, lexoni bisedën e mëposhtme ndërmjet gazetarit dhe të ftuarës.

Gazetari —Përpara se ju të vinin këtu, shfaqa disa komente të shkruara për ju në profilin në twitter të emisionit.

E ftuara — Ato nuk ishin shumë të pëlqyeshme.

Gazetari – Unë do të thojë se ‘jo shumë të pëlqyeshme’ është t’i kategorizosh ato në mënyrë të edukuar. Më shumë unë do të thoja se ato ishin “banale, të shpifura, të neveritshme”, të bëra nga persona të cilët fshihen pas mbulesës së anonimatit dhe ato ishin “tejet të tmerrshme”.

Por ajo që ju po thoni është se ju mendoni se policia nuk duhet t’i kushtojë vemendje atyre apo të përpiqet të gjej autorët. A ndodh kjo sepse ju besoni në lirinë e fjalës? Apo është sepse ju mendoni që është një shpenzim i kotë parash?.

E ftuara — Unë besoj me gjithë shpirt në lirinë e fjalës. Për të qënë e sinqertë unë ndjej trishtim për këto njerëz. Unë do të zgjidhja t’i përgjigjesha atyre me humor. Nëse ato njerëz fillojnë të më persekutojnë, të më kërcënojnë ose të më sulmojën, atëherë çështja ndryshon. Tani, thjesht do të preferoja t’i tregoja atyre mendimin tim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>