Shqipëria regjistroi javën e katërt pa viktima nga Covid-19, ndërkohë që javën e fundit pati gjithsej 189 raste të reja infektimi.
Ajo që u vu re në të njëjtin interval kohë ishte rritja e rasteve aktive.
Nga 156 raste aktive që ishte të dielën e kaluar, ato shënuan rritje nga dita në ditë dhe aktualisht rezultojnë 280 raste të tilla. Hera e fundit kur ka pasur më shumë të infektuar në vend ka qenë më 5 qershor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e infektimeve dy javët e fundit ka ardhur si pasojë variantit Delta i cili tashmë qarkullon në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit, u regjistruan 22 raste të reja.
Javën e fundit janë shëruar 65 persona të infektuar më koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve, qysh prej fillimit të pandemisë, në 130 139 persona.
Prej fillimit të pandemisë, kanë rezultuar pozitive 132 875 raste dhe prej tyre kanë humbur jetën 2456 persona.
Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid.