Një ndertesë përfshihet nga flakët në Pogradec, shpëtohet nga asfiksia banorja

Një ndertesë përfshihet nga flakët në Pogradec, shpëtohet nga asfiksia banorja

Një apartament u përfshi nga zjarri pasditen e së martës në lagjen nr.2, në bllokun “Rinia”, në Pogradec.

Flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrëfiksja, e cila u njoftua nga fqinjët dhe mundi të shpëtojë edhe zonjën e shtëpisë. Kjo e fundit u dërgua në spitalin e Pogradecit e asfiksuar nga tymi, por gjendet jashtë rrezikut.

Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur.

Policia vijon hetimet për të zbarthur të plota rrethanat e ngjarjes.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme