Një nga protestuesit për mbrojtjen e burimit të Sinecit dërgohet në spital

Nga Exit News
Një nga protestuesit për mbrojtjen e burimit të Sinecit dërgohet në spital

Dashnor Subashi, një nga banorët që kanë hyrë në grevë urie për të mbrojtur burimin e Sinecit u dërgua në spital, raportoi News 24, të martë.

Në një komunikim për median, vëllai i tij, Bujar Subashi ka deklaruar nga spitali se do të hakmerret nëse shteti nuk ndërhyn.

“Shumë gjendje e rëndë, televizori thotë ndalohen punimet, këtej vazhdojnë. Nuk dimë si të veprojmë, s’ka asnjë lloj Gjykate, asnjë lloj të drejtë. Ai është 47 vjeç.

Do të hakmerremi, nëse shteti nuk vë dorë, do të hakmerremi. Po na vret Policia me mafien. Burimi do të mbrohet me çdo kusht, është vend i mbrojtur, duam ujë.”- tha Bujar Subashi.

Bnaorët prej 8 ditësh kanë hyrë në grevë urie kundër vazhdimit të punimeve nga kompania Salillari në burimi e Sinecit, monument natyror.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>