Një polic në Tiranë i infektuar me Covid-19, kolegët në izolim

Nga Exit News
Një polic në Tiranë i infektuar me Covid-19, kolegët në izolim

Një punonjës policie në Tiranë është infektuar me Covid-19 dhe prej një jave ndodhet në izolim.

Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar efektivi. 5 prej kolegëve, të cilët kanë pasur kontakte me të, janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe në izolim në shtëpitë e tyre.

Sipas ABCNews, edhe në Vlorë, ka disa punonjës policie me simptomat e Covid-19, të cilët janë izoluar në shtëpi.

Forcat e policisë janë ndër të paktët punonjës që vazhdojnë të shkojnë në punë si normalisht, duke qenë të rrezikuar nga infektimi. Ata janë të ngarkuar, ndër të tjera, dhe për të siguruar që qytetarët zbatojnë masat e ndalim-qarkullimit në rrugë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>