
Florjan Onuzi, njëri prej protestuesve të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit, ka pësuar infarkt kardiak gjatë qëndrimit në qeli.
Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, por lajmi është mbajtur i fshehur nga institucionet.
Florjan Onuzi, 35 vjeç, gjendet aktualisht në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
I ati i Florjanit, Servet Onuzi ka shpjeguar për mediat se Florjani ka pësuar atak në javën e parë të majit, brenda në qeli. Më pas është transportuar në spitalin e Tiranës dhe pasi gjendja shëndetësore është stabilizuar ai është dërguar në spitalin e Kukësit, pranë familjarëve.
Pas problemeve shëndetësore, Florjan Onuzi është liruar nga burgu me vendim gjykate. Tani ndaj Florjanit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë tre protestues të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në qeli për protestën kundër vendosjes së tarifave në Rrugën e Kombit.