Një pyetje për Luciano Benetton nga Exit.al

Një pyetje për Luciano Benetton nga Exit.al

Luciano Benettonit, industrialist dhe financier italian, iu dha titulli honorifik Doktor Honoris Causa nga Akademia e Arteve, për veprimtaritë e tij promovuese të artistëve bashkëkohore në botë, ndër të cilët edhe 163 artistë shqiptarë.

Benettoni është krijuesi i kompanisë së njohur Benetton, i cili duke filluar nga prodhimi i bluzave ka ndërtuar një perandori financiare. Ai është ndër novatorët më të medhenj të biznesit dhe komunikimit në dekadat e fundit.

Fushatat e veçanta publicitare, rrjeti i dyqaneve, garat e Formula 1 me Briatoren dhe Shumaker, një slogan me shumë fat “United Colours of Benetton” i mbushur me kuptime politike, në pak vjet krijuan një kompani globale, dyqanet e të cilës janë kudo, duke ofruar modele rinore me ngjyra të gëzueshme dhe produkte më cilësi e çmime relativisht të ulta.

Më vonë, ai u shtri në fusha të tjera, duke blerë e investuar në kompani që ndërtojnë e menaxhojnë autostrada, aeroporte, kompani të mëdha bujqësore në Amerikën e Jugut, si dhe aksione në disa kompani të mëdha globale.

Grupi Benetton është i pranishëm me impiante prodhimi në shumë vende të Europës qendrore si Hungaria, Kroacia, Sllovakia, Tunizia dhe Portugalia. Por ai nuk ka investuar asnjëherë në Shqipëri.

Pyetjes së exit.al se çfarë i duhet dhe çfarë i mungon Shqipërisë për të mirëpritur kompanitë e tij, ai ju përgjigj se:

Shqipëria ka gjithçka për të tërhequr investitorë europian, gati në qendër të Europës, pra shumë afër, në lidhje me vendet që e rrethojnë, ka kushte të mira, ka edhe kontakte, besoj se po rritet në prodhim, por Azia vazhdon të jetë zot në këtë fushë, Azia ka një dimesion shumë konkurues.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>