Një recetë ndryshme për një pjatë tradicionale

Nga JaMystic
Një recetë ndryshme për një pjatë tradicionale

Jamystic dëshiron t’ju nxjerrë nga klishetë.
Si e gatuani ju mëlçinë e viçit? Në copa të vogla të fërguara në vaj!
Po patatet i qëroni? Po.
E pra sot do të ndryshojmë zakonin: Mëlçi viçi (mashkull) me patate të  reja.

Për 4 persona nevojiten :

  • 4 feta mëlçi viçi (mashkull në preferencë);
  • 3 lugë miell;
  • kripë, piper;
  • 10g gjalpë;
  • vaj për skuqje;
  • 8 patate të reja mesatare.

Lajmë patatet në uje te bollshëm duke i fërkuar me dorë që t’u heqim papastertitë por pa i’ua hequr cipën

I thajmë dhe i presim në  gjysëm. Çdo gjysëm e presim në 4-5 gjysmë -hëna.

Fetat e mëlçisë i presim si bërxolla, i kriposim dhe i kalojmë në miell nga të dyja anët. Kjo metodë bën që  gjithë lagështira e mishit të ngelet brenda dhe kështu ato ngelen të buta.

Ngrohim vajin në një tenxhere. Duhet të hedhim volum vaji që patatet të  skuqen mirë. I hedhim patatet në vaj dhe i lëmë për 3-4 min pastaj i trazojmë. Fetat e patates nuk ngjiten pasi ato nuk kanë kontakt me ujin por kanë vetem amidonin e tyre.

Pararalelisht vendosim në pllakën tjetër një tigan në të cilin kemi vendosur gjalpin.

Kur të fillojë skuqjen vendosim edhe fetat e melçisë. I lëmë të skuqen mirë nga njera anë për t’i kthyer në anën tjetër .

Sipas kësaj mënyre do të kini melçi të buta e të shijshme dhe  patate me më shumë vitamina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>