
Eduart Caca është zgjedhur këshilltar komunal në komunën e Rovatos, në Bresha të Italisë.
Caca është shqiptari i parë në këtë zonë që mundet të bëhet pjesë e këshillit të qytetit.
Ai kandidai në zgjedhjet e 20-21 shtatorit në krah të kandidatit për kryebashkiak Tiziano Belotti, përfaqësues i partisë Lega.
Ky i fundit u shpall fitues i garës me 53,73 për qind të votave që në raundin e parë të votimeve.