‘Një shtëpi e ndarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë në këmbë.’
Mbi këtë fjali të Abraham Lincoln, të frymëzuar nga Ungjilli i Markut, janë ngritur themelet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ato që lindën nga lufta civile e përgjakshme e Veriut me Jugun. Fjalimi u mbajt në Qershor të viti 1858, në momentin e pranimit të kandidaturës për Senat në radhët e Partisë Republikane. Moment që shuguroi hyrjen në politikën kombëtare të njeriut që do të bëhej Presidenti i gjashtëmbëdhjetë i SHBA-ve, i cili do të ribashkonte kombin dhe do t’i jepte fund skllavërisë.
Pavarësisht konteksteve shumë të ndryshme, kjo metaforë mund të gjejë jehonë edhe në momentin e vështirë që kalon vendi ynë. Më shumë se dy muaj nga largimi i opozitës nga Kuvendi dhe më pak se dy muaj nga 30 qershori, Shqipëria është më e polarizuar se kurrë. Një krizë e thellë politike dhe institucionale e ka ndarë vendin në dysh.
Vazhdo leximin e artikullit këtu.