Një skulpturë e padukshme shitet për €1500

Nga Exit News
Një skulpturë e padukshme shitet për €1500

Një skulpturë e padukshme u shit në Itali për 1500 euro. Vepra artistike e artistit italian Salvatore Garau nuk ekziston fizikisht. Kjo vepër doli në ankand për 6000 deri në 9000 euro, por përfundoi që u shit për vetëm 1 500 euro.

Vepra quhet “Unë jam”. Ajo u nxorr në ankand nga shtëpia e artit Art-Rite.

Duke folur për gazetarët, artisti u shpreh se “Boshllëku nuk është asgjë më shumë se një hapsirë plot energji, madje edhe nëse ne e zbarzim atë dhe aty nuk mbetet asgjë, atëherë asgjë nuk ka peshë”.

Blerësit ju dha një certifikatë autenticiteti dhe një letër me udhëzime se si të “shfaqi” skulpturën e padukshme.

Sipas udhëzimeve, skulptura do të shfaqet në një hapësirë 5 me 5 pa pengesa, raportoi ArtNet.

Kjo nuk është vepra e parë e çuditshme që shitet, në vitin 2016 fotografi Kevin Abosch hyri në artistët më të famshëm të artit bashkëkohor sepse shiti një foto të një patateje normale për 1 milionë dollarë.

Në vitin 2013, Onement VI, një pikturë e Barnett Newman, që tregonte një drejtkëndësh të ngjyrosur me blu, u shit për 43.84 million dollarë.

Ndërsa në mars 2021, një pikë e vetme e kuqe e artistit Unhomed u shit për 900 mijë dollar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>