Një sondazh i fundit paralajmëron befasi në zgjedhjet në Kosovë

Një sondazh i fundit paralajmëron befasi në zgjedhjet në Kosovë

Sondazhet fundit të kryera nga kompania amerikane Strategic Insights tregojnë rritje të koalicionit LDK-AKR-Alternativa të udhëhequr nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ky koalicion kryeson ndaj Haradinajt me një diferencë të ngushtë, megjithëse koalicioni Haradinaj-Veselit, PDK-AAK-Nisma gëzon përkrahjen e Presidentit Hashim Thaçi.

1 800 të anketuarit e kësaj jave mund të sjellin ndryshim në fushatë, siç u shpreh edhe SDR gjermane të mërkurën. Sa i përket listës së partive, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka një avantazh të lehtë, por ajo që mund të ketë shkaktuar ndryshimin e numrave është qasja ndaj problematikave e koalicionit të Hotit.

Pyetjes “çfarë materiali reklamues i fushatës flet drejtpërdrejtë mbi çështje të rëndësishme për mua”, 34 për qind e të anketuarve u përgjigjën pro reklamës së koalicionin LDK-AKR-Alternativa kundrejt 30 për qind për PDK-AAK-Nisma.

Si Ministër i Financave, Hoti përmes nismave të tij gjatë dy viteve në detyrë, ndihmoi në krijimin e vendeve të reja të punës dhe një rritje të BPV-së. Ai është bashkuar në koalicion me Behgjet Pacolli (AKR), një magnet në fushën e ndërtimtarisë dhe Mimoza Kusari-Lila (Alternativa), kryetare e komunës se Gjakovës.

Një çështje tjetër kyçe në këto zgjedhje është një votë e fortë kundër PDK-së, lista e të cilës përfshin një numër figurash të lidhura me skandalet e korrupsionit që kanë mbizotëruar në politikën kosovare për më shumë se një dekadë.

Sondazhi tregon se ekziston kërkesa e fuqishme për ndryshim. Partia VV e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila në vitet e fundit ka gëzuar mbështetjen e 25 për qind të votuesve duket se do të renditet në vendin e tretë në zgjedhjet e të dielës. LVV kërkoi zgjedhje të parakohshme me protesta të dhunshme kundër qeverisë së mëparshme lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por sondazhi i Strategic Insights tregoi së çështjet ekonomike dhe jo demarkacioni janë motivi kryesor për zgjedhjen e kosovarëve në votimin e së dielës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>