Një viktimë dhe 379 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Një viktimë dhe 379 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

Një tjetër viktimë është regjistruar në Shqipëri si pasojë e COVID-19 ndërsa infektimet janë shtuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njofuar se 379 raste të reja janë evidentuar nga 5339 testime të kryera.

Ky është numri më i lartë i infektimeve në një ditë që prej 31 marsit.

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Tiranë, konkretisht 111.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 39 qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>