Një viktimë dhe 49 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Nga Exit News
Një viktimë dhe 49 të infektuar të rinj me Covid në Kosovë

Një pacient me Covid-19 ka humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 617.

49 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi këtë javë, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 379 të infektuar.

Prej tyre 1 674 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 13 088 pacietë janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>