Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Suvaja e tavanit dhe muret anësore kanë kanë pësuar dëmtime të rënda.
Shkolla u rindërtua në vitin 2018. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë “Philip Morris” dhe organizatës “Milieukontakt Shqipëri”, rindërtuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).
Në korrik të 2018, kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e përurimit tha se, nxënësit e këtij gjimnazi “tani mund të studiojnë në mjedise moderne”.