
Qytetarët shqiptarë dhe hungarez mund të lëvizin mes dy vendeve me certifikatën e vaksinimit, që prej 10 qershorit, njoftoi ambasada shqiptare.
Hungaria njohu vaksinat e kryera në Shqipëri, përfshirë edhe vaksinën ruse dhe kineze. Vizitorët e dy vendeve nuk do t’i nënshtrohen masave ndaluese të Covid-19.
Marrëveshja për njohjen e vaksinave u firmos të hënën nga dy kryeministrata, Rama dhe Orban. Hungaria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që njohu vaksinat e kryera në Shqipëri.
Të mërkurën, Parlamenti Evropian i dha të drejtën vendeve të vendosin në mënyrë individuale për lejimin e udhëtimit të personave të vaksinuar me Sputnik V dhe Sinovac, pa masat ndaluese të Covid-19. Agjensia Evropiane e Barnave, EMA ende nuk i ka miratuar përdorimin e këtyre vaksinave.
Kujtojmë se certifikata digjitale e vaksinimit merret pranë e-Albania, pas marrjes së dozës së dytë.