Nobelisti që parashikoi me saktësi koronavirusin në Kinë: Pandemia do mbarojë shumë më shpejt se sa thonë qeveritë

Nga Exit News
Nobelisti që parashikoi me saktësi koronavirusin në Kinë: Pandemia do mbarojë shumë më shpejt se sa thonë qeveritë

Nobelisti në Kimi në 2013, Michael Levitt, i cili parashikoi me saktësi numrat e të infektuarve me koronavirus në Kinë, siguroi publikun se pandemia e COVID-19 do të përfundojë shumë më shpejt se është parashikuar.

Levitt studioi mbi 80 vende me mbi 50 raste infektimi në ditë dhe theksoi se  i COVID-19 nuk është aq i rrezikshëm sa po raportohet në media dhe se njerëzimi do të mbijetojë. Ai ka studiuar rastet e reja dhe jo numrat e përgjithshëm të të infektuarve, dhe sheh “shenja përmirësimi” në çdo vend. Në një analizë të botuar në Los Angeles Times, Levvit tha se:

 “Në vitin 2017 gripi në ShBA shkaktoi tre herë më shumë të vdekur. Dhe nuk u përhap panik. Këshilla ime është: duhet të mendoni për koronën si një grip të rëndë. Ajo është  katër deri në tetë herë më e fortë se një grip i zakonshëm. Megjithatë shumica e njerëzve do të jenë të shëndetshëm dhe njerëzimi do të mbijetojë. Ajo çfarë ne kemi nevojë është të kontrollojmë panikun, dhe do të jemi mirë “.

Distancimi social është masë efektive, sipas Levitt sepse ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe shmang mbipopullimin në spitale. Ai gjithashtu këshillon median që mos fokusohen tek numri i përgjithshëm i të infektuarve por të rastet e reja.

Ai është i vetmi ekspertë që parashikoi se Kina do të kishte rreth 80 mijë të infektuar dhe 3,250 vdekje, duke iu afruar shumë shifrave të vërteta, Kina ka raportuar 81 mijë raste dhe 3 200 vdekje.

Levvit nuk ka bërë një parashikim mbi numrat e koronavirusit në SHBA. Por ai e sheh situatën në SHBA më mirë se sa ajo në Kinë, Itali apo Iran, në veçanti me masat e distancimit social të marra nga SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>