Noka: Kuvendi do të mblidhet vetëm kundër Bashës, jo SHBA-ve

Noka: Kuvendi do të mblidhet vetëm kundër Bashës, jo SHBA-ve

Deputeti i PD, Flamur Noka akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se po i bënë presion kryetarëve të degëve për të mos pritur Berishën.

Noka, të enjten pas takimit me Bashën, u shpreh se Kuvendi nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve por do të jetë kundër kryetarit Basha.

“Ajo që i bëra me dije është se Kongresi i PD do mblidhet, Kuvendi do mblidhet, nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA-ve. Ky Kuvend do mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën e PD-së”, u shpreh Noka për median.

Ai tregoi se Basha “ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtuesit duke i thirrur këtu, duke i presionuar dhe duke u ushtruar shantazh për të mos i hapur dyert liderit historik të PD-së”.

Deputeti e quajti këtë “ të turpshme, neveritshme, që tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratvve”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një tur takimesh me bazën e PD-së për të “çliruar PD-në nga një kryetar I kapur peng nga Rama”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>