Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ka kaluar koronavirusin, pas 16 ditësh betejë. Lajmin e dha Malaj në një postimi në faqen e saj në Facebook. Malaj tregon se tani ndihet më mirë dhe më e keqja ka kaluar.
“Ditën e dytë , gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngrihej me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë. Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh , te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta , te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë”, shkruan Malaj.
Tashmë pas 16-ësh, ajo thotë se është në gjendje më të mirë, dhe se shija e nuhatja i janë kthyer sërish. Më tej ajo falënderon familjarët, miqtë dhe mjekët që e asistuan ndërsa shton se e tregoi gjithë rrugëtimin e saj për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë dhe duhet vlerësuar e fituar edhe kur vihesh përballe sfidave të vështira.”