Mbledhja e partive politike me KQZ e mbajtur të mërkurën ka përfunduar pa dakordësi sa i takon numërimit elektronik, raporton ABC.
Partia Socialiste ka propozuar në këtë mbledhje që numërimi elektronik të bëhet vetëm në një ZAZ dhe ka shtuar që mund ta zgjedh KQZ se ku. Argumenti i PS ka qenë sepse ka kosto të madhe nëse shtrihet në disa qarqe.
Ndërsa PD ka kërkuar sërish që të bëhet në Korçë dhe në Fier si ka propozuar më parë.
Edhe LSI më herët ka ka propozuar qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.
Mazhoranca dhe opozita nuk janë dakordësuar në këtë pikë, por kanë rënë dakord vetëm për identifikimin biometrik në të gjithë vendin.
Sa i takon votës së emigrantëve raportohet se nuk ka pasur një vendim përfundimtar në mbledhje.
Ndërsa për teknikalitete PS ka kërkuar disa korrigjime ndërsa LSI është shprehur me dyshime për votimin me postë.
Sakaq Partia Demokristiane e Nard Ndokës i dërgoi të martën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të përfshirë në votim elektronik të gjitha qarqet e vendit.
Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi, të martën, partive politike një takim për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Për të lexuar se si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021 kliko këtu.