
Në buxhetin e KQZ-së për zgjedhjet e qershorit nuk parashikohet fond për zbatimin e teknologjisë. Në këtë mënyrë hidhet poshtë kërkesa e opozitës për zgjedhje dhe numërim elektronik.
Në mbledhjen e fundit të KQZ është diskutuar për buxhetin i cili parashikohet të jetë 733 milionë lekë. Po të shohim zërat e draftit, pjesë më e madhe e parave do të shkojë për rroga dhe shpërblimet e punonjësve. Ky fond parashikohet të jetë 275 milionë lekë. KQZ ka menduar të punësojë me kontratë të përkohshme rreth 340 persona, paga e të cilave kap shifrën e 69 milionë lekëve.
Partia Demokratike insiston që votimi dhe numërimi elektronik garanton një proces të ndershëm. Kërkesa e Bashës është hedhur poshtë nga e majta dhe ndërkombëtarët me arsyetimin se tashmë është tepër vonë për zbatimin e kësaj procedure.