Presidenti Meta shfuqizoi sot dekretin që përcaktonte 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.
Me anë të një deklarate, Zoti Meta njoftoi qytetarët se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.
“Kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake”, sqaroi presidenti.
Sipas Metës, mbajtja e zgjedhjeve një partiake dhe në kushtet e krizës politike, minon çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Më 10 qershor, presidenti do të sqarojë të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.
Në njoftimin e sotëm, presidenti nuk dha një datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.