Nuk shtyhet pagesa e tatim-fitimit

Nga Exit News
Nuk shtyhet pagesa e tatim-fitimit

Dorëzimi i bilancit të kompanive do të dorëzohet në fund të muajit korrik 2020. Ndërsa deklarimi i tatim-fitimit, pagesa e taksave dhe e sigurimeve shoqërore nuk do të shtyhen. Ato do të duhen të kryhen deri më 31 mars.

Njoftimi u krye nga Kryeministri Rama gjatë takimit online me ministrat e Mbrojtjes, Financave, Drejtësisë, Brendshëm, dhe atij të Rindërtimit dhe Koronavirusit.

Gjithashtu, Kryeministri lajmëroi se qytetarët do të paguajnë faturat e ujit dhe të dritave. Qeveria ka falur vetëm kamat vonesat.

Kryeministri, më 19 mars, deklaroi se shtyhejë edhe pagesa e tatim-fitimit për biznesin nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit dhe dorëzimi i bilancit të bizneseve do të kryehej deri më 1 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>