Numërimi i votave: PS fiton të gjitha bashkitë ku nuk kishte kandidatë

Numërimi i votave: PS fiton të gjitha bashkitë ku nuk kishte kandidatë

Mëngjesin e sotëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi fituesit e  27 bashkive.Procesi i numërimit të votave të 30 qershorit eci me ritme të shpejta.

Pjesëmarrje e raportuar prej KQZ ishte 24.12 përqind. Ndërkohë opozita deklaroi se pjesmarrja në votime ishte më e ulët se ajo e raportuar nga KQZ. Sipas saj në votime morën pjesë rreth 15 përqind të shqiptarëve.

Numërimi i votave nisi pas orës 23:00 dhe pa probleme. Ashtu sikurse pritej, rezultati që u zbardh fillimisht ishte ai i Bashkive ku në garë kishte vetëm kandidatë socialistë.

Në mëngjes KQZ shpalli fituesit në këto Bashki me një kandidat: Has: Liman Morina 4276 vota; Divjakë: Fredi Kokoneshi 13 513 vota; Fushë-Arrëz: Zef Tuci 2 462 vota; Himarë: Jorgo Goro 4 209 vota; Libohovë: Luiza Mandi 1275 vota; Librazhd: Kastriot Gurra 11 383 vota; Lushnjë: Faton Tushe 28 086 vota; Memaliaj: Gjolek Guci 4 206 vota; Poliçan: Adriatik Zotkaj 4 681 vota; Roskovec: Majlinda Bufi 7 740 vota; Skrapar: Adriatik Mema 4 505 vota; Ura Vajgurore: Juliana Memaj 7 666 vota; Vorë: Agim Kajmaku 6 208 vota; Bulqizë: Lefter Alla 7 529 vota; Patos: Rajmonda Balilaj 8 465 vota; Pukë: Gjon Gjonaj 3 730 vota; Vau i Dejës Ndoc Babani 6 223 vota.

Në Bashkitë e tjera, ku kandidatët e tjerë ishin kryesisht nga Bindja Demokratike, fitues u shpallën socialistët: Kavaje: Redjan Krali 7426 vota; Selenice: Pëllumb Binaj 5819 vota; Belsh: Arif Tafani 6377 vota; Gramsh: Klodian Tace 8 471 vota; Kolonjë: Erion Isai 4 279 vota; Konispol: Shuaip Beqiri 3328 vota; Malësi e Madhe: Tonin Marinaj 7 772 vota; Mallakastër: Qerim Ismailaj 5 682 vota; Prrenjas: Nuri Belba 7 054 vota; Pustec: Pali Kolefski 1 505 vota; Tropojë: Rexhë Byberi PS 3 538 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>