Numrat rekord të fitores së Vetëvendosjes

Nga Exit News
Numrat rekord të fitores së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e Kosovës me rezultate rekord që prej çlirimit të vendit nga sundimi serb.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjeguan zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Kosovë duke ilustruar me anë të shifrave.

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin të parakohshme. Vetëm 16 muaj më parë Kosova mbajti zgjedhje, në Tetor 2019, të cilat i fitoi gjithashtu LVV.

Ndonëse ende janë pa u numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 48% të votave, më shumë se çdo parti në historinë e Kosovës.

Rezultati

Janë rreth 377 mijë qytetarë që kanë votuar LVV-në, shifër e cila thyen rekordin e mëparshëm të votave të fituara nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2001, i cili mori atëherë rreth 359 mijë vota.

Krahasuar me 16 muaj më parë, LVV-ja ka marrë 70% më shumë vota, ose 156 mijë vota më shumë. Kjo është gjithashtu rritje rekord e një partie nga një zgjedhje në tjetrën.

pasted image

Me rezultatet aktuale të zgjedhjeve, LVV ka siguruar 55 mandate në Kuvendin me 120 vende të Kosovës. Ky është numri më i lartë që ka marrë ndonjëherë një parti.

Vetëvendosjes i mjafton një marrëveshje me një nga partitë e minoriteteve për të siguarar 6 mandate të tjera që i duhen për të votuar qeverinë. Kjo do të thotë se për herë të parë në historinë e Kosovës pas çlirimit nga Serbia, asnjë nga dy partitë historike, LDK ose PDK, nuk do të jetë në qeveri.

LEXO  Grenell kundër Kurtit, taksa të hiqet pa reciprocitet ndaj Serbisë

Zgjedhjet Ulje Rritje

Lëvizja Vetëvendosje mori pjesë në zgjedhjet e Kosovës për herë të parë në vitin 2010. Në një dekadë ajo pothuajse ka 5-fishuar numrin e votuesve dhe të deputetëve në parlament.

Perqindja

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme