Numri i pacientëve me Covid-19 në spital shënon rekord të ri

Nga Exit News
Numri i pacientëve me Covid-19 në spital shënon rekord të ri

87 pacientë të infektuar me Covid-19 po kurohen në spitalin Infektiv, duke shënuar numrin më të lartë të të hospitalizuarve që prej fillimit të pandemisë.

Pacientët e hospitalizuar përbëjnë 9,5 për qind e 920 të infektuarve ende aktivë në vend.

15 prej pacientëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Po ashtu, 2 pacientë, të cilët po kuroheshin në spital kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 51.

Ministria e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distacimit social dhe higjienës pasi rritja e numrit të pacientëve në spitale lidhet  drejtpërdrejtë me mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>