Numri i pelikanëve në parkun e Karavastasë, arrin numrin më të madh në 35 viteve

Nga Alice Elizabeth Taylor
Numri i pelikanëve në parkun e Karavastasë, arrin numrin më të madh në 35 viteve

Rritet numri i zogjve të Pelikanëve Dalmatianë, në Parkun Kombëtar të Karavastasë, për herë të parë që pas vitit 1984.

Sipas të dhënave nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (SHOSH) dhe administrata e parkut, ka gjithsej 85 fole me vezë dhe një çift pelikanësh këtë vit. Ky është numri më i lartë, nga 68 fole me vezë vitin e kaluar. Ata pohojnë se ka  një përmirësim të dukshëm nga rekordi më i ulët midis 2001-2004, me 19. Numri më i lartë i të gjitha kohërave ishte në 1984 kur u vëzhguan 81 çifte zogjsh.

“Numri më i madh i zogjve të shënuar në 35 vjet, vjen për shkak të punës së palodhur të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier, ruajtësve të kolonisë pelikane dhe stafit të parkut Divjaka-Karavasta” pohoi SHOSH

Pelikani Dalmatian është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë me një peshë dhe gjatësi të ngjashme me një mjelmë të madhe dhe krahë si të një albatrosi. Ata fluturojnë në tufa dhe mund të gjenden në pjesën më të madhe të Euroazisë Qendrore, Mesdheut, Gjirit Persik dhe madje edhe në Siberi. Ata pëlqejnë të krijijnë fole në ujëra të ëmbla siç janë kënetat dhe liqenet e cekët. Ata preferojnë vende me bimësi të dendur për të krijuar foletë e tyre.

Gjatë shekullit të 20-të, këto specie regjistruan një rënie të shpejtë në numra për shkak të trazirave dhe copëtimit të tokës së tyre. Pelikanët dalmat janë shumë të ndjeshëm ndaj veprimeve të njerëzve dhe mund të braktisin një fole me vezë nëse shqetësohen.

Sipas Listës së Kuqe të IUCN, Pelikani Dalmatian konsiderohet “i rrezikuar”, prandaj rritja e numrit të tyre në Divjakë është një shkak për të festuar.

SHOSH deklaroi:

“Tani, të gjitha përpjekjet tona të mëtejshme për këtë sezon duhet të përqëndrohen në ruajtjen e vazhdueshme të kolonisë, në mënyrë që të kemi një sukses në mbarështimin e tyre ose sa më shumë zogj të rinj të jetë e mundur. Sepse suksesi i riprodhimit është i vetmi faktor që garanton rritjen e vazhdueshme të kolonisë në të ardhmen. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>