Numri i të infektuarve në botë kalon 60 milionë

Nga Exit News
Numri i të infektuarve në botë kalon 60 milionë

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka tejkaluar 60 milion, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins (JHU) dhe agjencisë së lajmeve Reuters.

Reuters shkroi se ritmi i infeksioneve të reja po përshpejtohet dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA) po raportojnë numrin më të lartë të shtrimeve në spital. Zyrtarët i nxitën amerikanët të qëndronin në shtëpi për festën e ‘Falënderimeve’ pasi numri i madh i pacientëve u rrit.

SHBA-të kanë raportuar 1 milion raste të reja në më pak se një javë, duke çuar infeksionet totale të raportuara në mbi 12.5 milion dhe numrin e vdekjeve në 260,000, sipas të dhënave të Reuters, i cili bazohet në deklarata zyrtare.

Universiteti John Hopkins, i cili i bazon shifrat e saj në burime zyrtare dhe mediatike, tha se 60,037,735 janë infektuar që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 1.4 milion njerëz raportohet të kenë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>