Numri i viktimave në Shqipëri u pesëfishua mbas daljes nga karantina

Nga Exit News
Numri i viktimave në Shqipëri u pesëfishua mbas daljes nga karantina

Katër qytetarë humbën jetën nga  COVID-19 gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusit në vend në 193.

Numri i viktimave, krahas numrit të rasteve të raportuara të infektuara, ka patur një rritje të konsiderueshme duke filluar nga fillimi i qershorit, kur vendi u hap plotësisht.

Që nga fillii i pandemisë në mars, 193 perosna kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Nga 9 mars, kur u raportua në Shqipëri rasti i parë me koronavirus, deri në 1 qershor, kur vendi sapo filloi të dilte nga karantina, 33 persona humbën jetën nga virusi. Gjatë afro 11 javësh, vendi dëshmoi, mesatarisht, 3 viktima në javë.

Ndërkohë, në 11 javë nga 1 qershori deri në 8 gusht, numri i viktimave u rrit pothuajse pesë herë, me 160 persona, ose 15 viktima në javë.

Rritja e viktimave u shoqërua me një rritje të të shtruarve në spital, dhe raste të raportuara ditore.

Që nga 8 gushti, në të dy spitalet Covid-19, janë 116 persona të shtruar në spital. 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme