Shkollat dhe universitetet do të hapen në shtator dhe nxënësit e studentët do të nisin mësimin në klasa.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi të martën se klasat do të dezinfektohen nga bashkinë vazhdimisht dhe se nxënësit do të udhëzohen se si të ruajnë distancat.
Në një videokonferencë bashkë me ministers Manastiruliu, Shahini deklaroi se po punohet për të hartuar protokollet e plota të nisjes së mësimit në shkolla.
“Skenarët janë të ndryshëm për shkolla të ndryshme, në varësi të numrit të nxënësve,” deklaroi Shahini.
Në shkollat që kanë pak nxënës dhe mund të ruhen distancat, mësimi do vijojë normalisht, në shkollat me më shumë nxënës mësimi do të bëhet me turne, duke i ndarë nxënësit në grupe të vogla, në mënyrë që të ruhet distancimi mes tyre.
“Çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha ministrja Manastirliu.
Ajo citoi të dhënat e Qendrës Europiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, sipas së cilës transmetimi i sëmundjes në shkolla ka qenë i rrallë dhe nëse merren masat e duhura të distancimit fizik, higjienës dhe masa te tjera, ato kanë pak gjasa që të jenë mjedise efektive të shtimit të transmetimit të virusit.