Partia Demokratike, përmes Grida Dumës u shpreh se qeveria nuk ka njoftuar ende nxënësit e gjimmnazit ‘Sami Frashëri’, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, një vit pasi u rindërtua nga Bashkia Tiranë. Duma u shpreh se plani me tre skenar i ministrisë së Arsimit vë në rrezik shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, vetëm një vit pasi u rindërtua nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanisë ‘Philip Morris dhe organizatës ‘Milieukontakt Shqipëri’.
Në korrik të 2018, kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e përurimit tha se nxënësit e këtij gjimnazi ‘tani mund të studiojnë në mjedise moderne’. Por një vit më vonë, pas asnjë sqarim për cilësinë e dobët të punimeve, Veliaj e justifikoi kështu rindërtimin e shkollës Sami Frashëri:
“Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë”.
Opozita edhe atëherë e akuzoi kryebashkiakun Veliaj për “krim korruptiv” në cilësinë e dobët të punimeve.