
Sot në orët e para të mëngjesit u nxorr nga rrënojat edhe Xhuljeta Gjoni 70 vjeç, nga rrënojat e pallatin në lagjen 6 në Durrës. Dy katet e para të pallatit u futën nën tokë. Gjatë pasdites, ekipet nxorrën edhe viktimën e tetë nga rrënojat e vilës 3-katëshe zonën e kënetës në Durrës, ku humbën jetën 8 anëtarë të familijes Lala, mes të cilëve pesë fëmijë.
I vetmi person i nxjerrë i gjallë, 18 vjeçari Remë Lala është transportuar për në Itali për mjekim të specializuar.
Numri i viktimave të tërmetit arrin kështu në 49.
Mbetet ende një trup për t’iu nxjerrë nga pallatin e zhytyr dy kate nën tokë, në lagjen 6 të Durrësit