Obama do të mbështesë kandidaturën e Joe Biden për President të SHBA-ve

Nga Exit News
Obama do të mbështesë kandidaturën e Joe Biden për President të SHBA-ve

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pritet të mbështesë publikisht kandidaturën e Joe Biden në presidencialet e 3 nëntorit.

Mediat amerikane raportuan duke cituar burime pranë ish-presidentit se mbështetja do të bëhet publike përmes një videoje që do të përcillet online.

Mbështetja e Obamës vjen pak pasi Bernie Sanders bëri të njëjtën gjë të hënën.

Senatori i Vermontit u tërhoq javën e shkuar nga gara për kandidaturën e demokratëve duke ia lënë automatikisht nominimin Joe Bidenit.

Deri më sot Obama nuk ka mbështetur asnjë nga kandidatët në garë, ndërsa ka mbajtur një profil të ulët në media.

Së fundmi në rrjetet sociale ai ka ndarë vetëm informacione rreth epidemisë së Covid-19, ndërsa rivali republikan, Presidenti Donald Trump ka vënë në diskutim mungesën e mbështetjes së tij ndaj Biden.

Obama drejtoi SHBA-të për dy mandate në vitet 2009-2017. Në zgjedhjet e vitit 2016, demokratët vunë përballë Donald Trumpit, Hillary Clintonin, e cila mori votë popullore por nuk fitoi dot shumicën e shteteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>