Organizatës Botërore e Shëndetësisë bëri të enjten thirrje për një armëpushim humanitar të konfliktit Izrael-Palestinë në Gaza.
Sipas Reuters, qëllimi është dhënia e ndihmës humanitare, pas dëmtimeve që kanë pësuar spitalet dhe qëndrat shëndetësore nga bombardimet në enklavën palestineze.
“Mbyllja e pikave të hyrjes dhe daljes për pacientët dhe ekipet shëndetësore humanitare dhe kufizimet e ashpra në hyrjen e pajisjeve mjekësore po përkeqësojnë këtë krizë të shëndetit publik,” tha drejtori rajonal i OBSH Ahmed Al-Mandhari në një konferencë për media.
Përveç bombardimeve, vendi vazhdon të përballet edhe me mungesë kritike të ilaçeve dhe furnizimeve kundër Covid-19.
Një autokolonë e Kombeve të Bashkuara ishte gati të hynte në Gaza për të lënë ndihma humanitare, mes të cilave edhe 10,000 vaksina Sinopharm, dhe për të nxjerrë njerëz të plagosur, informoi kreu i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazan, Rik Peeperkorn.
“Derisa të bihet dakord për armëpushim, të gjitha palët në konflikt duhet të bien dakord për një pushim humanitar për të siguruar hyrjen brenda dhe jashtë Gazës,” tha Peeperkorn.
Qysh prej përshkallëzimit të konfliktit në 10 maj, në Gaza raportohen 230 tq vdekur palestinezë, mes tyre 65 fëmijë dhe 39 gra, si dhe mbi 1,700 të plagosur.