OBSH dështon në prodhimin e vaksinës kopje të kompanisë Moderna

Nga Exit News
OBSH dështon në prodhimin e vaksinës kopje të kompanisë Moderna

Përpjekjet e OBSH-së për të zhvilluar një bazë në Afrikë për prodhimin e një vaksine COVID-19 kopje të Modernës (MRNA.O), duket se po dështojnë, sipas Reuters.

Moderna tha tetorin e kaluar se nuk do të zbatonte rregullat për mbrotjen e patentës në lidhje me vaksinën, duke rritur shpresat se kompanitë e tjera mund të jenë në gjendje ta kopjojnë atë dhe të ndihmojnë në rritjen e prodhimit të vaksinës COVID-19.

Në praktikë, megjithatë, është e vështirë të përsërisësh një vaksinë pa informacionin se si është bërë. Qendra e transferimit të teknologjisë e mbështetur nga OBSh në Afrikën e Jugut-e krijuar në qershor për prodhimin e vaksinës për vendet e varfra – deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me kompaninë.

Rasti nxjerr në pah sfidat me të cilat përballet OBSH ndërsa lufton për të rritur prodhimin e vaksinave.

Më shumë se tre të katërtat e 5.5 miliardë vaksinave të COVID-19 të administruara në të gjithë botën kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme, të cilat përbëjnë pak më shumë se një të tretën e popullsisë së botës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>