OBSH: Epidemia e fruthit, Shqipëria ndër 10 vendet më të prekura

OBSH: Epidemia e fruthit, Shqipëria ndër 10 vendet më të prekura

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njofton se fruthi, sëmundja virale ngjitëse, është përhapur shumë në Evropë gjatë vitit të fundit.

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2018, 82,596 persona u prekën nga virusi dhe 72 prej tyre (fëmijë dhe të rritur) humbën jetën. Shifrat e vitit 2018 janë më të lartat e këtij dhjetëvjeçari. Ato janë tre herë më të larta se sa shifrat e raportuara në vitin 2017 dhe 15 herë më shumë se ato të vitit 2016. Përhapja e virusit të fruthit është evidentuar në 47 nga 53 vende evropiane të OBSH-së.

92 për qind e rasteve i përkasin vetëm 10 vendeve, ndër to në vend të parë renditet Ukraina me 53,218 raste, Italia me 2,500 raste dhe Franca me 2,900 raste dhe në Shqipëri janë prekur rreth 1,500 persona.

“Shifrat e viti 2018, tregojnë se rritja e numrit të personave të vaksinuar nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar shpërhapjen e fruthit. Megjithëse të dhënat tregojnë rritje të vaksinimit në rajon, ato gjithashtu tregojnë rritje të numrit të personave të infektuar.

Kjo do të thotë se, mungesa e vaksinimin në disa vende është një derë e hapur për virusin”, tha Zsuzsanna Jakan, drejtoresha rajonale për Evropën në OBSH.

OBSH tha se ajo vazhdon të punojë për të rritur numrin e të vaksinuarve. “Ne nuk mund të kemi një popullatë më të shëndetshme në nivel botëror, sikurse është parashikuar në programin e OBSH, për pesëvjeçarin e ardhshëm, nëse nuk punojmë në nivel vendesh. Ne duhet të bëjmë më shumë dhe të punojmë më mirë, për të mbrojtur çdo person nga sëmundjet që janë lehtësisht të shmangshme”, tha Jakan.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse, që përhapet përmes ajrit. Simptomat përfshijnë temperaturë, shpërthim puçrash dhe sy të skuqur.

Pjesa më e madhe e personave të prekur shërohen brenda dy javëve, ndërsa fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë sistem imunitar më të dobët apo kanë probleme shëndetësore, mund të kanë simptoma më të rënda. Vdekshmëria e sëmundjes është nga 20 deri në 30 për qind, në varësi të nivelit të shërbimit shëndetësor dhe personit të prekur.

Sëmundja mund të parandalohet përmes vaksinimit. Në pjesën më të madhe të vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, vaksinimi është falas dhe mundëson 95 për qind imunitet nga sëmundja.

Pavarësisht se 90 për qind e popullsisë në rajon është e vaksinuar, pjesa e mbetur prej 10 për qind shkakton përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe rritjen e numrit të të infektuarve. Të pavaksinuarit janë rrezik jo vetëm për veten e tyre, por edhe për foshnjat, që janë tepër të vegjël për t’u vaksinuar, apo për personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.

Numrit i personave të vaksinuar ka rënë ndjeshëm në të gjithë botën, si pasojë e besimit se vaksina ka lidhje me shkaktimin e sëmundjes së autizmit tek fëmijët. Kjo lidhje u përmend në një studim, i cili është hedhur poshtë prej vitesh. Organizatat shëndetësore dhe mjekët në të gjithë botë kanë treguar se nuk ekziston asnjë lidhje ndëmjet vaksinës së fruthit dhe sëmundjes së autizmit tek fëmijët.

Vaksina e fruthit mund të gjendet në çdo qendër shëndetësore dhe spital në Shqipëri falas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>