OBSH hap në Gjermani qendrën globale për pandeminë

OBSH hap në Gjermani qendrën globale për pandeminë

OBSH-ja hapi të mërkurën në Berlin, me mbështetjen e Gjermanisë, Qendrën për Inteligjencën Pandemike dhe Epidemike.

Qendra do të bashkojë institucione qeveritare, akademike dhe të sektorit privat, me synimin e mbledhjes së të dhënave për të rritur reagimin dhe parandalimin e rreziqeve të shëndetit në nivel global, sipas një raporti të Reuters.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn duke folur në inagurimin virtual të qendrës, bëri thirrje për një “përshtatje globale” në luftën kundër pandemive.

“Duhet të identifikojmë rreziqet pandemike dhe epidemike sa më shpejt të jetë e mundur, kudo që ato ndodhin në botë,” u shpreh Spahn.

Spahn shtoi se për këtë qëllim ishte e nevojshme mbledhja e të dhënave të përditësuara për shëndetin dhe aplikimi i një qasje multi-disiplinare.

“Për atë qëllim, ne duhet të forcojmë sistemin global të mbikëqyrjes së paralajmërimit të hershëm me përmbledhjen e përmirësuar të të dhënave të lidhura me shëndetin dhe analizën e rrezikut ndër-disiplinor.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>