
Organizata Botërore e Shëndetit , OBSH ka përcaktuar variantin indian (B.1.617) të koronavirusit, i zbuluar së pari në Indi, shqetësim global.
“Ne e klasifikojmë atë si një variant shqetësimi në një nivel global”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, në një konferencë për shtyp, të hënën.
OBSH tha se prejardhja mbizotëruese e B.1.617 u identifikua për herë të parë në Indi dhjetorin e kaluar, një version i mëparshëm u zbuluar në tetor.
Varianti ka tre prejardhje, nga të cilat B.1.617.2 është me shpërhapjen më të shpejtë.