
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës së Astra Zenekës, të hënën. Në një deklaratë për median, përfaqësuesit e OBSH-së u shprehën se nga sot nisma Covax mund të fillojnë të shpërndajë vaksinën për vendet e varfra.
Astra Zeneca është vaksina e dytë e miratuar për përdorim nga OBSH. Vaksina do të administrohet në dy doza, me një interval prej 12 javësh nga njëra-tjetra.