Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se do të krijojë një komitet për ndryshimin e rregullave për deklarimin e emergjencës shëndetësore ndërkombëtare, pas kritikave ndaj mënyrës së menaxhimit të pandemisë.
OBSH deklaroi gjendjen e emergjencës shëndetësore më 30 janar pasi u identifikuan më shumë se 100 persona të infektuar jashtë Kinës.
Sipas rregullave të tanishme vendet nuk kanë përcaktim për nivelet e ndryshme të emergjencë shëndetësore.
Tani, komiteti i ngritur nga OBSh do të rishikojë rregullat për të ndryshuar përkufizimet e tanishme.
Në përbërje të tij, komiteti do të ketë përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare. Ai do të jetë ndarë nga Komiteti për Përgjigjen ndaj Pandemisë, që drejtohet nga ish- kryeministri i Zelandës së Re.