Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nisur drejt Kinës për të hetuar origjinën e koronavirusit. Lajmin e njoftoi zëdhënësja e OBSH, në 10 korrik.
Virusi mendohet të jetë shfaqur në një treg shumice në Wuhan të Kinës ku është transmetuar nga kafsha tek njeriu.
Dy ekspertë të OBSH-së, të specializuar në shëndetin e kafshëve dhe epidemologji, do të bashkëpunojnë me shkencëtarë kinezë për të vendosur mbi hetimin që do të kryhet.
Ekspertët do të vlerësojnë edhe mundësinë që virusi të mos ketë ardhur nga një kafshë.