OBSH nuk gjen burime të COVID-19 tek kafshët

Nga Exit News
OBSH nuk gjen burime të COVID-19 tek kafshët

Një ekip nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ende nuk ka gjetur burime të COVID-19 tek kafshët, që mund të kenë qenë përjegjëse për transmetimin e virusit më pas tek njerëzit. Sidoqoftë, kërkimi nuk ka mbaruar kurrë, raporton DË.

Hetuesit e OBSH  thanë të martën se ata ishin ende duke u përpjekur “për të gjetur transmetuesin e kafshëve përmes të cilit virusi COVID-19 u transmetua tek njerëzit”.

Shkencëtarët mendojnë se sëmundja ka origjinën tek lakuriqët e natës, por ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po viziton qytetin kinez Ëuhan, po shikon se si mund të ketë ndodhur transmetimi tek njerëzit permes një kafshe tjetër.

OBSH prezantoi gjetjet e saj deri më tani së bashku me ekspertët kinezë në një konferencë shtypi të përbashkët studimi.

Çfarë ka gjetur OBSH deri më tani?

Eksperti i virusit i OBSH Peter Ben Embarek tha në konferencë se “mungesa e mjediseve të lakuriqëve në Ëuhan tregonte se viursi u ishte transmetuar njerëzve përmes një kafshe tjetër”.

“Përmes këtyre studimeve, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet ndonjë specie shtazore si një burim  i mundshëm për këtë sëmundje,” tha Embarek.

Mbetet mundësia që virusi të transmetohej drejtpërdrejt tek njerëzit nga lakuriqët e natës, ose që ai të ishte transmetuar përmes ushqimit – veçanërisht produkteve të ngrira.

Ekipi ka shpresë se burimi i kafshëve ende mund të identifikohet.

Anëtari i ekipit Marion Koopmans tha se ishte e rëndësishme të gjurmohen të gjitha llojet e kafshëve dhe produktet që ishin në treg.

Rrjedhja e laboratorit eliminohet si shpjegim

Eksperti i OBSH-së përjashtoi në thelb një teori të katërt se koronavirus kishte dalë nga një laborator kinez.

“Hipoteza e incidentit laboratorik është jashtëzakonisht e vështirë të shpjegojë futjen e virusit tek njerëzit,” tha Embarek. “Prandaj nuk është një hipotezë që do të sugjerojmë për studime të ardhshme”.

Ai ra dakord me një vlerësim kinez se nuk kishte “asnjë indikacion” që sëmundja po qarkullonte në qytet para dhjetorit 2019, kur u regjistruan rastet e para zyrtare.

Pse vizita po zhvillohet tani?

Ekipi nga 10 kombe të ndryshme ka vizituar spitalet, institutet kërkimore, tregun tradicional të lidhur me shpërthimin dhe vendet e tjera.

Negociatat për vizitën e tyre zgjatën me muaj, pasi Kina pranoi vetëm mes presionit masiv ndërkombëtar. Pekini ka vazhduar të refuzojë ankesat për një hetim rreptësisht të pavarur.

Çështje diplomatike qëndrojnë prapa vizitës së OBSH-së, me Uashingtonin që kërkon një hetim “të fortë” dhe Pekinin që lëshon një paralajmërim për të mos “politizuar” hetimin.

Autoritetet në Kinë kanë kontrolluar rreptësisht informacionin rreth shkaqeve të mundshme të pandemisë që ka infektuar tani më shumë se 106 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 2.3 milion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>