OBSH: Nuk ka asnjë garanci se do të kemi një vaksinë anti-Covid

Nga Exit News
OBSH: Nuk ka asnjë garanci se do të kemi një vaksinë anti-Covid

Pavarësisht kërkimeve shkencore, nuk ka asnjë garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë vaksinën kundër Covid-19.

Këtë deklaratë e bëri kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një takimi virtual me Komitetin për Shëndetësi të Parlamentit Evropian.

Ai u shpreh:

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë. Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para.”

Aktualisht më shumë se 100 vaksina po studiohen dhe provohen nga shkencëtarët dhe mjekët në gjithë botën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>