OBSH: Pandemia mund të përfundojë në fillim të 2022

Nga Exit News
OBSH: Pandemia mund të përfundojë në fillim të 2022

Drejtori rajonal për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge beson se pandemia do të përfundojë në fillim të 2022.

Ai deklaroi për televizionin danez DR se pandemia do vazhdojë përgjatë 2021 por do të jetë më e kontrollueshme se gjatë 2020.

“Virusi do të vijojë por nuk do të jetë nevojë për kufizime.”, tha ai

Kluge tha se mutacionet janë normale dhe virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar, por përhapja e shpejtë e mutacioneve është shqetësuese.

Ai tha se mutacionet nuk do të nxjerrin virusin jashtë kontrollit por vuri në dukje se sistemet shëndetësore mund të përballen me mbipopullim, gjë që e bën të nevojshme marrjen e mutacioneve shumë seriozisht.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme