OBSH: Pandemia zbuloi boshllëqet në sistemin e inteligjencës epidemike

OBSH: Pandemia zbuloi boshllëqet në sistemin e inteligjencës epidemike

Gjatë përurimit të Qendrës për Inteligjencën Pandemike dhe Epidemike në Berlin të mërkurën, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gghebreyesus deklaroi se pandemia e COVID-19 kishte ekspozuar boshllëqet në sistemet globale të inteligjencës pandemike dhe epidemike.

Ai më herët falenderoi Gjermaninë dhe veçanërisht kancelaren Merkel, në ndihmën financiare dhe mbështetjen e aktivitetit të OBSH-së ndër vite.

Siç raportuam, Qendra do të bashkojë institucione qeveritare, akademike dhe të sektorit privat, me synimin e mbledhjes së të dhënave për të rritur reagimin dhe parandalimin e rreziqeve të shëndetit në nivel global.

Gghebreyesus tha se ishte një fakt i natyrës që “më shumë viruse do të shfaqen me potencialin e ndezjes së epidemive ose pandemive”.

Megjithatë, ai shtoi se informacioni lëviz më shpejt se viruset dhe Qendra e Inteligjencës do t’i ndihmojë vendet të jenë një hap para e të shpëtojnë jetë.

“Teknologjitë moderne na japin mjete të pashembullta për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në kohë reale nëpër botë,” u shpreh Gghebreyesus.

Qendra e OBSH-së do të jetë pjesë e Programit të Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së dhe dotë luajë një rol jetik në  sigurinë shëndetësore globale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>